Procedura e kthimit të mallit bëhet nëpërmjet postierit që keni marrë porosinë.
Ju mund të provoni artikullin dhe nëse nuk ju pëlqen, keni problem me masën e veshjes apo artikulli nuk është i njëjtë me atë që keni porositur në momentin që janë pa u personalizuar , jeni të lutur ta ktheni atë.
Për artikullin që dëshironi të ndërroni (numër/ngjyrë) ose ta ktheni pa u personalizuar, duhet të paguani sërish koston e transportit .
Në rast se produkti është i dëmtuar nga ana jone ju mund ta ktheni ate brenda nje afati kohor 5 ditor, dhe saktësojmë që kostoja e transportit paguhet nga firma.
Nëse dëshironi të ndërroni artikullin e porositur me një artikull tjetër , dhe artikulli tjetër ka vlerë më të lartë, do të paguani diferencën (artikulli 2 – artikulli 1) dhe koston e transportit.
Ndërrimin e artikujve në numër/ngjyrë/model ose kthimin e tyre duhet ta bëni brenda një afati prej 14 ditësh nga data e blerjes.
Artikujt duhet të kenë etiketën ose paketimin përkatës dhe të mos jenë përdorur ose dëmtuar.
Gjithashtu duhet të jenë të shoqëruar me kuponin origjinal tatimor, që vërteton blerjen e tyre.
Proçedura e ndërrimit/kthimit nuk mund të kryhet pa kupon tatimor.
Porositë të cilat janë të personalizuara, para punimit të logos do te diskutohen me klientin , ku ky i fundit do të mbaje përgjegjesi për dakordësimin e porosisë.